City mposhti Unitedin, merr kreun e Premierligës

24 prill 2019 | 23:16

Manchester City kaloi pengesën më të vështirë të mbetur drejt titullit kampion në futbollin anglez, duke fituar 2-0 derbin me Manchester Unitedit, duke rimarrë kryesimin e Premierligës.

Ishte Bernardo Silva ai që shënoi golin e parë në minutën e 54-të pas asistimit nga Gundogani.

Derisa golin e dytë për mysafirët e shënoi Sane në minutën e 66-të pas asistimit nga Sterlingu.

Në krye të tabelës Manchester City tani ka 89 pikë, një më shumë se Liverpooli.

Kurse Unitedi në vendin e gjashtë ka mbledhur 64 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wolves i ka dhënë një goditje të rëndë Arsenalit duke…