City s’gabon ndaj Crystal Palace, merr pozitën e parë

14 prill 2019 | 17:01

Skuadra e Manchester Cityt vazhdon fuqishëm garën për titull në Premier Ligë, pasi sot e mposhti Crystal Palace (1-3).

Dy gola në këtë ndeshje për kampionat aktual të Anglisë i shënoi Raheem Sterling, kurse një tjetër e shtoi Gabriel Jesus. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Luka Milivojeviq.

Nga ora 17:30 zhvillohet derbi në mes Liverpoolit dhe Chelseat.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simboli i eksodit, zonja Sherife Luta dhe vajza e saj…