City shpallet kampion i Premier Ligës

22 maj 2022 | 18:59

Trofeu i Premier League shkon në duart e Manchestert City. “Qytetarët” arritën të fitonin me përmbysje ndaj Aston Villës, pasi u gjendën në disavantash të dyfishtë nga të besuarit e Stiven Gerrard, i cili bërë të “ëndërrojnë” tifozët e Liverpool, por të besuarit e Pep Guardiolës thanë fjalën e tyre në 15 minutat e fundit të takimit.

Një pjesë e parë jashtë çdo parashikimi për skuadrën e Pep Guardiolës, pasi e panë veten në disavatazh që në minutën e 37-të kur Cash mposhti portierin e citizenëve.

“Qytetarët” u shokuan përsëri në minutën e 69-të ku Coutinho ndëshkoi për herë të dytë skuadrën e Guardiolës.

City u zgjua në minutën e 76-të kur Gundogan rihapi takimin, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Rodri do të barazonte shifrat, teksa festa në kampin e “Qytetarëve” do të niste në minutën e 81-të kur përsëri Gundogan do të gjente golin e dytë personal, dhe të tretin për të tijtë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund me Cityn që rremben trofeun e Premier League për të dytin vit radhas, teksa edhe Liverpool triumfoi me shifrat 3-1 përballe Wolves, por nuk mundën të bënin mrekullinë, vetëm një pikë më pak se City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupe inspektimi nga Drejtoria e Mjedisit kanë dalë në terren…