Clippersat mposhtin Dallasin në sekondat e fundit

06 shkurt 2018 | 11:54

Los Angeles Clippers arriti një fitore në sekondat e fundit në ndeshjen ndaj Dallasit me shifrat 104-101, takim me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra.

Shënuesi më i mirë për Clippersat ishte Gallinari me 28 pikë, mbështetur edhe nga Harris me 19, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Matthews për Dallasin. Fiton edhe Orlando, që mposhti 111-109 Miami në fushën e këtij të fundit, një tjetër ndeshje me rivalitet dhe emocione. Pjesa e parë ishte më e mirë për Miami (u dallua Richardson me 20 pikë), por miqtë përmbysën shifrat në pjesën e dytë falë 20 pikëve të Hezonja.

Rezultatet

Detroit – Portland                  111-91
Indiana – Washington          102-111
Miami – Orlando                   109-111
New Orleans – Utah Jazz     109-133
Denver – Charlotte                121-104
Sacramento – Chicago          104-98
Clippers – Dallas                    104-101

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria…