Clippersat realizon përmbysjen më të pabesueshme në histori

16 prill 2019 | 11:05

Los Angeles Clippers kanë fituar 135-131 në fushën e kampionëve të Golden State, duke barazuar 1-1 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Perëndimit dhe duke hyrë në historinë e NBA-së, sepse arritën të përmbysin 31 pikë disavantazh nga perioda e tretë deri në fund.

Ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Warriors, që u shkëputën deri në 31 pikë, por në fund erdhi përmbysja spektakolare e ekipit nga Los Anxhelosi, që regjistroi një rezultat të pjesshëm 72-37 për ta mbyllur me triumf.

Curry realizoi 29 pikë e Duranti 21, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Lou Williams me 36 pikë e 11 asistime ishte lider në fushë për Clippers, mbështetur nga Harrell me 25 pikë e Gallinari me 24, raporton ‘telesport’.

Barazohet 1-1 edhe seria e çerekfinaleve mes Philadelphia e Brooklyn. Skuadra e 76ers fitoi 145-123 ndaj Nets, në një ndeshje spektakolare. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, skuadra e Philadelphia u shkëput në pjesën e dytë. Gjashtë lojtarë të Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, me Embiid që realizoi 23 pikë e 10 rebound. Ai u mbështet edhe nga Simmons, që realizoi një “triple double” (18 pikë, 10 rebound e 12 asistime). Te Brooklyn zhgënjyen titullarët, duke mos dhënë atë që pritej.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”

1-8 Milwaukee – Detroit             121-86 (1-0)
4-5 Boston – Indiana                   84-74   (1-0)
3-6 Philadelphia – Brooklyn       145-123 (1-1)
2-7 Toronto – Orlando                             (0-1)

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”

1-8 Golden State – Clippers       131-135 (1-1)
4-5 Houston – Utah Jazz                           (1-0)
3-6 Portland – Oklahoma                          (1-0)
2-7 Denver – San Antonio                         (0-1)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka…