Clippersat vijon ecurinë pozitive, DeRozan rikthen Spursat te fitorja

12 prill 2021 | 13:20

Kalifornianët e Los Angeles Clippers vijojnë me paraqitjet e mira, pasi ka në triumfuar me rezultatin 131-124 ndaj Detroit Pistons dhe kanë regjistruar fitoren e 5-të radhazi, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Në “Staples Center” sfida nisi më mirë për Detroit, që fitoi fraksionin e parë me 5 pikë diferencë, por lëshoi në të dytin. Edhe fraksioni i tretë foli për Pistons, ndërsa vendasit dominuan totalisht në pjesën e fundit, duke realizuar përmbysjen dhe fitoren e gjithë takimit.

Marcus Morris ishte protagonist absolut për Los Angeles Clippers, pasi ia doli të shënojë 33 pikë dhe të rikuperojë 6 topa, ndërsa edhe Paul George bëri një ndeshje të shkëlqyer me 32 pikë, 3 rikuperime dhe 9 asistime. San Antonio Spurs ndali “hemorragjinë” prej 5 humbjesh radhazi, pasi ia doli të fitojë “në frymën e fundit” ndaj Dallas Mavericks në “American Airline Center”, me rezultatin e ngushtë 117-119.

Pas një fraksioni të parë të balancuar, vendasit morën epërsinë në të dytin, por më pas gjysma e dytë e lojës foli tërësisht për Spurs, që ia dolën të përmbysin rezultatin dhe të fitojnë me gjuajtjen e fundit të saktë në tabelë.

Demar DeRozan ishte protagonist për Spurs në këtë takim, pasi shënoi 33 pikë, rikuperoi 5 topa dhe dha 8 asistime, ndërsa për Dallas spikatën letonezi Porzingis dhe slloveni Donqiq, që shënuan 60 pikë së bashku, rikuperuan 18 topa dhe dhanë 10 asistime. Reagoi mirë pas tre humbjeve radhazi edhe Milwaukee Bucks, që ia doli të fitojë me rezultatin e thellë 87-124 në transfertën ndaj Orlando Magic. Ndeshja u kontrollua gjatë gjithë kohës nga miqtë dhe rezultoi të ishte shumë më e lehtë sesa pritej, teksa me këtë sukses Bucks blindojnë pozitat në treshen e parë të Konferencës së Lindjes.

Në sfidat e tjera, Minnesotta Timberwolves triumfoi me rezultatin 121-117 ndaj Chicago Bulls, New York Knicks mposhti Toronto Raptors me shifrat 102-96, ndërsa Miami Heat fitoi në transfertën ndaj Portland Trail Blazers me shifrat 98-106.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot njerëzit pritën në radhë jashtë dyqaneve me pakicë në…