Çmimet e konsumit shënojnë rritje

10 qershor 2021 | 14:18

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj 2021, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.2 për qind) në muajin maj 2021. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.2 për qind) në muajin maj 2021, krahasuar me muajin e kaluar, prill 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-6.6 për qind); pije alkoolike (-1.0 për qind); shërbime për transport (-2.2 për qind) “rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (3.2 për qind); pemë (1.3 për qind); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0.8 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1 për qind në IHÇK. “Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2021 me muajin maj 2020 ishte 2.0 për qind. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.0 për qind në muajin maj 2021, krahasuar me muajin maj 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.6 për qind); vajra dhe yndyra ushqimore (23.2 për qind); pije alkoolike (1.8 për qind); duhan (4.5 për qind); gaz (6.4 për qind); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.7 për qind); pajisje shtëpiake (1.6 për qind); produkte farmaceutike (1.7 për qind); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (25.6 për qind); shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3 për qind); shërbime hoteliere (1.0 për qind); kujdes personal (1.7 për qind); dhe shërbime financiare (4.2 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.7 për qind në IHÇK”, është thënë në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1.3 për qind); pemë (-16.1 për qind); energji elektrike (-10.6 për qind) –(zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Covid -19, Nr. 07/L-016, neni 15, për periudhën janar – maj 2021); pajisjet telefonike dhe të telefaksit (-4.0 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7 për qind) në IHÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvaro Morata do të qëndrojë edhe një vit te Juventusi,…