Collina: VAR-i, e ardhmja e futbollit

16 gusht 2018 | 14:01

Pavarësisht prej kundërshtimeve, që nuk mund të mungonin, përfshirja e teknologjisë në futboll ka pasur ndikim mjaft pozitiv.

Kjo u konfirmua edhe në edicionin e fundit të Kupës së Botës, ku gabimet u minimizuan. Ish-disenjatori i gjyqtarëve pranë UEFA-s, Pierluigi Collina, foli rreth sistemit VAR, duke vlerësuar ndryshimet pozitive në marrjen e vendimeve. Një nga temat më të diskutuara është nëse ky sistem do të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve, me ish-gjyqtarin e famshëm që analizoi vështirësitë.

“FIFA besoi menjëherë te ky projekt dhe i nisi përgatitjet shumë më përpara kohe. Përdorimi i VAR-it në Ligën e Kampionëve ka disa problematika, sepse deri më tani sistemi është shfrytëzuar vetëm në liga të vendeve të caktuara. Ta përdorësh në Ligën e Kampionëve do të thotë më shumë vende dhe më tepër transmetues dhe kjo e komplikon situatën”, ka deklaruar Collina.

“Megjithatë, jam i sigurt se UEFA do të vendosë ta implementojë dhe kur kjo të ndodhë, gjyqtarët do të jenë gati. Nuk e shoh të ardhmen pa sistemin VAR, sepse gjithçka që bëjmë në ditët e sotme bazohet te përdorimi i teknologjisë. Edhe vetë ky sistem përmirësohet, madje para Botërorit kaluam në vizualizimin e pozicionit jashtë lojës në 3D, për t’i vlerësuar situatat me saktësi maksimale”, përfundoi ish-gjyqtari italian.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vënë sanksione kundër…