Comodita Home dhuron 1000 dyshekë dhe 5000 jastëkë për Qendrën e Studentëve

02 prill 2020 | 13:34

Comodita Home jep kontributin e saj në luftimin e COVID-19

Në jetë nuk mund të zgjedhim se në çfarë situata do të gjindemi, por gjithmonë mund të zgjedhim se si t’i kalojmë ato.

Sot, kur po kalojmë një kohë të vështirë me përhapjen e pandemisë globale COVID-19, rol qenësor në tejkalimin e kësaj situate ka uniteti dhe mirëkuptimi me njëri tjetrin.

Prandaj, Comodita Home sot ka dhuruar 1000 dyshekë dhe 5000 jastëkë për Qendrën e Studentëve në Prishtinë e cila në këtë kohë është shndërruar në karantinë. Ky donacion ka për qëllim ndihmesën ndaj institucioneve përkatëse për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje që ka marrë masa globale dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për njerëzit e karantinuar të cilët vijnë nga vendet e prekura.

Përveç kësaj, Comodita Home ka kontribuar me 100.000 maska mbrojtëse, dyshekë dhe jastëkë Spitalit Regjional dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Poashtu ka dhuruar dyshekë për Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe Shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Për sa kohë qëndrojmë të bashkuar, do ta kalojmë edhe këtë sfidë. Comodita Home do të vazhdojë të mbështesë nevojat e karantinave të përgatitura ose situatave tjera emergjente që së bashku të mposhtim pandeminë.

Por, tejkalimi i kësaj situate me pasoja sa më të vogla është në dorën e të gjithë neve. Vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke ndjekur këshillat dhe udhëzimet e intitucioneve përkatëse, ne do ta mposhtim COVID-19. Ju lusim që të jepni kontributin tuaj në luftimin e pandemisë duke qëndruar në shtëpi dhe duke marrë masat sipas udhëzimeve të ekspertëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpesh në çdo merkato qarkullojnë lajme mbi një largim të…