“Comodita i tejkalon fabrikat dhe menaxhmentet në Amerikë”, shprehet Christopher Hyland gjatë takimit me drejtorin Eroll Shabi

26 maj 11:27

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në botë, zgjodhën të vizitojnë senzacionin më të përfolur industrial të momentit, fabrikën e dyshekëve dhe të shpuzës Comodita, të cilët u pritën nga drejtori z. Eroll Shabi dhe stafi menaxherial.

Delegacioni i tyre i listuar nga z.Christopher Hyland – njëri prej drejtuesve të fushatës së parë të ish presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili dje u nderua me medalje presidenciale nga shteti i Kosovës. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe z.Nazar Mehmeti – President i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në botë, z.Naim Dedushaj – Drejtor i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në botë, bashkë me kryetarë dhe biznesmenë tjerë të Diasporës Shqiptare, ku një pjesë të tyre të ditës e kaluan duke vizituar ambientet punuese të fabrikës dhe kuptuan më shumë rreth punës që po zhvillohet.

“Unë jam dizajner me profesion dhe jam jashtëzakonisht i befasuar me këtë arkitekturë të ndërtimit, kjo është madhështore, duke filluar nga hyrja, korridoret, zyrat, teksturat e mureve, kuzhina dhe sidomos pjesa e prodhimit. Të punosh këtu është magjike. Me sigurinë më të madhe të fjalës them se kjo fabrikë është model për të gjithë dhe kështu duhet të veprojnë edhe të tjerët në Kosovë dhe kudo në botë. Edhe unë dua të punoj këtu “– u shpreh z.Hyland nga magjepsja ndaj fabrikës Comodita.

Duke vazhduar me pjesë tjera të prodhimit dhe duke testuar dyshekët, pasi provoj njërin ndër dyshekët, z.Hyland shtoj : “ Dhe përfundimisht dysheku qenka shumë shumë komfort, është i jashtëzakonshëm. Dua ta falenderoj drejtorin e Comodita, z. Eroll Shabi për punën e palodhshme dhe të jashtëzakonshme. Kjo fabrikë i tejkalon fabrikat dhe menaxhmentet edhe në Amerikë.”

Rritja e punësimit dhe niveli i lartë i kapacitetit prodhues të linjës së dyshekëve, ishte edhe një nga bisedat kyqe që rrjedhën gjatë diskutimeve produktive. Duke u njoftuar me cilësinë e punës dhe me mekanizmin e madh organizativ që kjo fabrikë po përfaqëson në prezencën ekonomike të vendit, përfaqësuesit u shprehën se Comodita është shembulli më i mirë që dëshmon se në Kosovë mund të ndërtohen  biznese të suksesshme internacionale!

Nazar Mehmeti, Presidenti i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në botë gjatë intervistës së tij tha: “Jam i emocionuar me këtë fabrikë, dhe e përgëzoj drejtorin z.Eroll Shabi për këtë punë fantastike që po bën, për prodhimin dhe suksesin në eksport. Stafi, punëtorët, rregulli, pastërtia, ndriqimi, kuzhina me super ushqim dhe t’i shohësh të gjithë me buzëqeshje është madhështore”.

Delegacioni i Bizneseve të Diasporës dhe menaxhmenti i Comodita diskutuan edhe për stimujt e mundshëm dhe investimet tjera të ngjajshme në Kosovë, duke mbështetur idenë në përpilimin e subvencioneve në kostot e punës, stimuj të ndryshëm tatimor apo lehtësira relevante që qëllim kanë zhvillimin e biznesit. Sipas tyre Comodita është arsyeja shtyese që edhe shumë investitor tjerë jo vetëm shqiptar, por internacional do të zgjedhin të investojnë në Kosovë në të ardhmen e afërt.

Naim Dedushaj si Drejtor i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës ndër të tjera tha: “Të eksportosh nga Gjakova nëpër botë produkte Comodita është krenari dhe shembull i suksesit se në Kosovë mund dhe po bëhet biznes.”

Drejtori i kompanisë Comodita, z.Shabi shprehi mirënjohje për vizitën e z.Christopher Hyland dhe përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës ku tregoj gadishmërinë për zhvillimin e projekteve të reja që ngrisin nivelin ekonomik të vendit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Romës, Jose Mourinho u shfaq tepër i emocionuar…