Conte: Më sulmoni mua, jo lojtarët dhe klubin

02 korrik 2020 | 18:05

6 gola Brescia, 3 pikë për t’iu përgjigjur Juves dhe Lazios, mbi të gjitha një provë karakteri nga djemtë e Antonio Contes pas dy ndeshjeve të fundit aspak pozitive.

Young hapi siparin e golave me një goditje të bukur fluturimthi brenda në zonë ndërsa në minutën e 20-të, Sanchez dyfishoj shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Në fundin e pjesës së parë, D’Ambrosio me kohë realizoi golin e tretë për Inter. E njëjta histori edhe me fillimin e pjesës së dytë, Gagliardini realizoi golin e katërt ndërsa në fundin e sfidës kishte kohë edhe për Eriksen e Candreva të cilët shënuan dhe dy herë të tjera duke sigluar shifrat përfundimtare në 6-0.

Antonio Conte shijon këtë “banket” golash por nuk dëshiron që lojtarët dhe klubi të kritikohen: “Ishim të zotë që fituam por më pëlqeu sjellja e skuadrës e cila nuk u ndal për asnjë moment. Shënuam shumë gola dhe nuk pësuam, kjo duhet të na jap kënaqësi. Duke parë këtë Inter mund të thuash shumë gjëra, varët se si e sheh gotën, gjysmë plotë apo gjysmë bosh. Për mua nuk ka asnjë problem, sulmoni, por nëse doni ta bëni diçka të tillë, mos e bëni me lojtarët dhe me klubin, më kritikoni mua”, u shpreh Conte në konferencë për shtyp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashraf Hakimi është zyrtarisht një lojtar i Interit. Futbollisti maroken…