Interi prezanton Hakimin

02 korrik 2020 | 17:48

Ashraf Hakimi është zyrtarisht një lojtar i Interit.

Futbollisti maroken i vitlindjes 1988, vjen nga Real Madridi dhe ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025. Nuk janë bërë të ditura shifrat, por Konte do të ketë mundësinë që t’i përshtatet më së miri skemës 3-5-2.

Një operacion që i ka dhuruar Kontes lojtarin më të shpejtë të Bundesligës, që ka regjistruar 10 asiste dhe 9 gola në këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka…