Conte mund të marrë drejtimin e Milanit

01 shkurt 2024 | 15:47

Antonio Conte pritet të jetë trajneri i ri i Milanit në sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se Napoli provoi të futet në garë, tekniku duket se e ka marrë vendimin.

Ai dëshiron të drejtojë stolin e “Djallit”, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Pioli është në prag të largimit, pasi i ktheu kuqezinjtë te titulli dhe në Ligën e Kampionëve.

Projekti i ri do të nisë me Conten dhe njeriu që e mbështet më tepër është Zlatan Ibrahimoviç. Edhe pse thjesht në rolin e konsulentit, ish-sulmuesi po negocion kushtet e pagës së trajnerit.

Detyra nuk është e thjesht, sepse përveç rrogës së lart të Contes, duhen negociuar edhe detajet për stafin teknik, ambiciet, buxhetin në dispozicion dhe lojtarët e rinj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar shërbimi për aplikim dhe ndarje të terminëve për…