Conte shihet si zëvendësues i Solskjaerit

20 tetor 2021 | 15:00

Trajneri Antonio Conte po përflitet çdo ditë e më shumë si një zëvendësues i mundshëm i Ole Gunnar Solskjaer.

Skuadra e Manchester Unitedit ka pasur rezultate negative në tri ndeshjet e fundit në Premierë Ligë. Rezultate që mund të çojnë në largimin e trajnerit aktual të Unitedit, sepse në tre vjetët në drejtim të “Djajve të Kuq” nuk ka arritur të sjellë asnjë trofe në “Old Trafford”.

Puna e Contes flet vetë. Një trajner kampion në Premierë Ligë, i cili udhëhoqi Chelsean drejt fitimit të kampionatit në vitin 2017 dhe për këtë drejtuesit e Unitedit e shikojnë të duhurin për stolin e skuadrës së tyre duke ditur që trajneri italian e njeh shumë mirë kampionatin anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…