Conte te Roma, këto janë të rejat e fundit

24 prill 2019 | 17:41

Telenovela për të ardhmen e Antonio Contes po vazhdon.

Trajneri italian është pa skuadër që pas largimit nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar.

E ardhmja e tij është lidhur gjithmonë me Serie A, e në veçanti me Interin dhe Romën.

Madje këta të fundit kanë pasur kontakte intensive me ish trajnerin e Juventusit disa ditë më parë, raportojnë mediet në Itali, përcjell ‘lajmi.net’.

Këto media raportojnë se Conte po shqyrton seriozisht ofertën e Romës, dhe favor i madh konsiderohet kualifikimi i ‘Giallorosëve’ në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Roma do t’i ofrojë Contes kontratë tri vjeçare, me një shumë prej 9.5 milionë euro në sezon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modeluese shtatzënë është përballur me kritika pasi edhe pse…