Covid-19, në ShSKUK në trajim janë 35 pacientë

28 nëntor 2021 | 10:10

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 35 pacientë, 12 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23 të tjerë post-covid, pasi kanë kaluar Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë e…