Covidi shtyn edhe një ndeshje në Premier Ligë
24 dhjetor 2021
| 15:58
Një tjetër ndeshje në futbollin anglez nuk do të zhvillohet sipas orarit të planifikuar.
Ndeshja e “Boxing Day” mes Evertonit dhe Burnleyt është shtyrë nga Premier Ligë, e cila është e vlefshme për javën e 18-të.
Faqja zyrtare e Burnley shkruan për njoftimin e Premier Ligës dhe aprovimin e kërkesës së Everton për të shtyrë ndeshjen.
Evertoni ka disa raste me Covid-19 në skuadër me një valë të madhe që rrezikon edhe lojtarët e tjerë. Edhe dy ndeshje tjera, përfshirë atë të Liverpoolit, janë shtyrë si pasojë e arsyes së njëjtë.



