Crystal Palace, gati të ofrojë 20 milionë euro për Brojën

12 prill 2024 | 12:16

E ardhmja e sulmuesit shqiptar Armando Broja pritet të jetë larg Chelseat. Për sulmuesin kuqezi interesim ka West Ham, por “çekanët” më sa duket nuk janë ekipi i vetëm që kërkon shërbimet e Brojës.

Gjithnjë sipas mediave angleze, në garë për Brojën pritet të futet edhe Crystal Palace. Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të investojnë 20 milionë euro për shqiptarin, por kjo është një ofertë shumë larg asaj që pretendojnë londinezët.

Gjatë janarit, Chelsea kërkoi 50 milionë euro për të hequr dorë nga kartoni i Brojës, detaj që nuk bëri të mundur largimin e sulmuesit me titull definitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport,…