Curry i jep fitoren Golden State, triumfojnë edhe Clippersat, Minnesota e Dallasi

14 shkurt 2025 | 11:00

Oklahoma, skuadra që kryeson renditjen në Perëndim, u mund me rezultat 116-101 në fushën e Minnesota. Naz Reid me 27 pikë e 14 rebound ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga Anthony Edwards me 23 pikë.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry mundi me rezultat 105-98 Houstonin. Skuadra e Clippers korr fitoren e dytë radhazi në 24 orë, duke mundur me shifrat 120-116 Utah Jazz, takim ku u dallua James Harden me 32 pikë.

Në një ndeshje spektakolare, ekipi i New Orleans mposhti me shifrat 140-133 Sacramenton. CJ McCollum realizoi 43 pikë për vendasit. Fiton edhe skuadra e Dallasit, që mundi me rezultat 118-113 Miami, sfidë ku 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë.

Rezultatet

New Orleans – Sacramento       140-133
Houston – Golden State             98-105
Minnesota – Oklahoma              116-101
Dallas – Miami                             118-113
Utah Jazz – Clippers                   116-120

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“RTI Esporte” raporton se trajneri aktual i Shqipërisë, Sylvinho, është…