Daci: Jam institucionalist, e pranoj dekoratën e Thaçit

21 shkurt 2018 | 13:01

Ish-kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, ka thënë se do ta pranojë dekoratën që presidenti Hashim Thaçi ka ndarë për të sikurse për qindra të tjerë me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Për dallim nga Daci, një pjesë tjetër e të dekoruarve kanë refuzuar të dekorohen nga presidenti.

Madje këtë e kanë bërë edhe disa ish-bashkëpunëtorë të tij të ngushtë

Nexhat Daci ka thënë se vetë është një nga themeluesit e institucioneve të Kosovës, ndaj edhe i respekton ato.

Njësoj ka thënë se do të veprojë edhe me rastin e dekorimit të tij nga ana e presidentit Hashim Thaçi, në 10-vjetorin e Pavarësisë.

Ish-kryetari i Kuvendit konfirmon se do ta pranojë atë. “Unë jam themelues i institucioneve, i respektoj institucionet, prandaj as nuk e kam refuzuar as s’e kam ndërmend me refuzuar”, ka thënë Nexhat Daci të mërkurën për “Gazetën Express”.

Por, njësoj si Daci nuk kanë vepruar disa nga ish-bashkëpunëtorët e vetë Hashim Thaçit, të cilët kanë refuzuar dekoratat e tilla.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka…