Daci, kërcyesja më e mirë dhe shënuesja e dytë në Evropian

05 korrik 2022 | 09:47

Në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik u zhvillua Kampionati Evropian për Shtete të Vogla, ku Kosova kishte një fitore e tri humbje.

Saranda Daci ishte kërcyesja më e mirë në këtë garë me 9.8 kërcime për ndeshje, aq sa kishte edhe Claudia Guri e Andorrës. Daci kishte 39 kërcime në katër ndeshje, gjashtë në mbrojtje dhe 33 sulm. Në vendin e katërt ishte Era Shatri me tetë kërcime për ndeshje.

Te shënueset më të mira të Evropianit, basketbollistja e Kosovës, Saranda Daci ishte e dyta. Ajo shënoi 66 pikë për katër ndeshje apo 16.5 pikë për ndeshje.

Shënuesja më e mirë ishte Stine Austgulen e Norvegjisë me 18.5 pikë për ndeshje, ndërsa e treta ishte Eleni Pilakouta e Qipros me 15.3 pikë për ndeshje.

#FBK #fbkkosova #FIBASmallCountries

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i sapoemëruar i Sri Lankës ka thënë duhet një…