Daçiq: Asambleja Parlamentare e KiE pritet ta miratojë pranimin e Kosovës

16 prill 2024 | 10:57

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pritet që këtë të martë ta miratojë raportin për pranimin e Kosovës në këtë institucion.

Sipas tij ka disa vende që besojnë që pranimi i Kosovës në KiE është i parakohshëm pa themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Megjithatë ai deklaron se kjo nuk do të triumfojë sot.

“Gjithçka është e mundur. E vërteta nuk ka më rëndësi, por rëndësi kanë interesat. Serbia po përballet me aktorë të këqij në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq për B92.

“Do të shohim nëse vendet janë gati për ta pranuar ofertën e Kosovës, për çfarë besojmë se është e papranueshme”, ka thënë ai duke shpresuar te vendimi i mëpastajmë i 16 majit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dënim me burgim të përjetshëm i është shqiptuar nga Gjykata…