Daçiqi dhe Tanini biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë

31 janar 2018 | 17:16

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar të mërkurën me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, për situatën në Kosovë, gjatë një vizite të tij të rregullt në Beograd, para seancës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e këtij misioni në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Jashtme të Serbisë, në këtë takim është diskutuar për “situatën e brishtë politike dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas vrasjes tragjike të Oliver Ivanoviqit dhe lidhur me ngjarjet aktuale për përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës speciale”.

Po ashtu, është diskutuar për perspektivën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe angazhimin e UNMIK-ut.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, në…