Daja do të jetë trajner i Ballkanit edhe për dy vjet

28 shtator 2022 | 17:45

Ilir Daja, do të jetë trajner i skuadrës së Ballkanit edhe për dy vjet të tjera. Kështu është bërë e ditur nga drejtuesit e klubit suharekas nëpërmjet një njoftimi.

Daja do ta drejtojë ekipin nga Suhareka deri në vitin 2024.

Trajneri shqiptar u shpall kampion edicionin e kaluar me Ballkanin.

Ai gjithashtu arriti sukses të jashtëzakonshme duke u kualifikuar me ekipin e tij në fazën e grupeve të UEFA Conference League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina do të…