Daka lëshon mbledhjen e KQZ-së, thotë se po bëhet cirkus politik në këtë institucion

25 shkurt 2021 | 14:49

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendose në KQZ, Sami Kurteshi ka kërkuar në mbledhjen e sotme që ky institucion të marrë një vendim lidhur me çështjen e votave të komuniteteve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se KQZ-ja është institucion që merret vetëm me organizimin e zgjedhjeve dhe se nuk janë Kuvend që të marrin vendime politike.

Sipas Dakës KQZ-ja nuk mund të vendos lidhur me përfaqësimin e komuniteteve.

Pas deklaratës së Dakës, përfaqësuesit e komuniteteve dhe ata të LV-së kanë vazhduar fjalimet e tyre lidhur me këtë çështje, ndërkaq Daka ka lëshuar mbledhjen.

“Bollni ma me cirkus politik. Ju lutem, çështjet politike ngritni në Parlament. Këtu nuk është Parlament. KQZ-ja organizon zgjedhje. U kry mbledhja, vazhdoni”, ka deklaruar Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë…