Dalin në treg lekët e reja, duken si euro

30 shtator 2019 | 13:24

Duke nisur prej të hënës së datës 30 shtator, Banka e Shqipërisë do të shpërndajë dy kartëmonedha të reja. Ato janë prerja 200 dhe 5000 lekë, të cilat u prezantuan disa javë më parë nga Guvernatori Gent Sejko.

Prerjet e reja të kartëmonedhave kanë disa ndryshime në dizajn, duke u pasuruar me elementë të trashëgimisë sonë historike e kulturore, por vlera monetare nuk ndryshon. Megjithatë, për qytetarët e thjeshtë, ndryshimi i dukshëm është ai i pamjes së kartëmonedhave.

Ato kanë ndryshuar ngjyrat, duke u përafruar shumë me atë të monedhës evropiane, Euro.

Kartëmonedhat e reja do të përdoren njëkohësisht me ato të vjetra, deri sa Banka e Shqipërisë t`i tërheq nga tregu. Pas emetimit të dy prerjeve të reja, me vlerë 200 dhe 5000 lekë, BSH do të hedhë në treg edhe prerjet 500, 1000 dhe 2000 të kartëmonedhave të reja.

Në ceremoninë e prezantimit të kartëmonedhave të disa javëve më parë, Gent Sejko u shpreh se seria e re e kartëmonedhave përmban elemente të kujtesës historike shqiptare, traditës, kutlurës, që përbëjnë identitetin tonë kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratikë e Kosovës (PDK) tashmë ka filluar t’i ndryshojë…