Dalin rezultatet e KF Flamurtari për koronavirus

26 maj 2020 | 21:33

Skuadra e Flamurtarit nga Prishtina ka njoftuar se ka kryer me sukses testet për Covid-19.

Lajm i mirë për klubin kuqezi nga kryeqyteti është se të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.

“KF Flamurtari ka kryer me sukses testimet për Covid-19 dhe të gjithë futbollistët dhe stafi kanë dalë negativ, falënderojmë të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë testim”, thuhet në njoftimin e Flamurtarit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut hoqi të gjitha kufizimet e lëvizjes brenda…