Dallku: Mund ta fitonim ndeshjen, patëm raste më shumë se Prishtina
19 nëntor 2021
| 16:00
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur pas ndeshjes me Prishtinën, e cila përfundoi baras me rezultat 0-0, e vlefshme për xhiron e 14-të.
Dallku për “Artsport” ka thënë se është shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Jemi të kënaqur me lojën, por edhe mund ta fitonim ndeshjen me rastet që patëm. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin e tyre. Patëm raste shumë më të mira se kundërshtari, shpresoj të kemi vazhdimësi”, ka thënë Dallku.
Pas këtij barazimi, Prishtina ka 18 pikë në vendin e pestë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e tetë me 15 sosh.



