Dallku: Si trajner frymëzohem nga Bariçi, Shqipëria një ëndërr e madhe

09 prill 23:17

I ftuar në një lidhje Skype me Fan Zone në Supersport ishte edhe Armend Dallku, trajneri i Prishtinës në Ipko Superligën e Kosovës. Dallku kujtoi debutimin te Elbasani, eksperiencën te kombëtarja shqiptare, foli për aventurën te Prishtina dhe për shembujt e tij në karrierë.

DEBUTIMI TE ELBASANI– E falënderoj Arben Lazen që më ftoi të isha pjesë. E pranova me kënaqësi. Isha shumë i ri, kisha dëshirë e ego për të treguar veten. Ato vite në Kosovë futbolli ishte i izoluar. Nuk mund të na shihte kush nga afër. E pashë si mundësi të mirë për tA shfrytëzuar. Jam munduar të jap maksimumin aty dhe kudo ku kam luajtur.

KOMBËTARJA E SHQIPËRISË- Unë doja ta tregoja veten. Duke na munguar ca cilësi të tjera, mundoheshim t’i mbulonim me cilësi të tjera. Me kombëtaren e kam ndjerë detyrim të jap më të mirën, jo vetëm unë, por edhe të tjerët. Për nga Kosova ishte kënaqësi shumë e madhe. Ishte ëndërr, sidomos për mua. E kam përjetuar periudhën e paraluftës dhe të pasluftës. Të realizosh atë ëndërr ishte e paimagjinueshme. Për këtë i falënderoj trajnerët dhe presidentët që na kanë mbështetur. E falënderoj edhe Dukën, që gjithmonë na ka mbajtur afër. Kishim një mbështetje shtesë.

TRAJNER DHE KOMENTUES– Te Prishtina, kur jam trajner, komandoj unë. Kur komentoj, nuk jam unë komandanti. Jam tolerant, por kur duhet tregohem i rreptë. Normal janë bërë dhe do bëhen gabime. Kur jep më të mirën, edhe sukseset nuk mungojnë. Në komentim zbatojmë rregulla. Normal te Prishtina ka më shumë rregulla. Unë mundohem të përshtatem , si me veshjen, ashtu edhe me të folurën.

SHEMBUJT NË KARRIERË– Ka shumë në Europë që janë trajnerë të suksesshëm. Nga ata që kam pasur unë, Oto Bariç dhe Nikolai Pavlov, mes tyre mundohem ta gjej veten. Bariç ishte i guximshëm, edhe pse kishte vështirësi. Nuk kishte shumë zgjedhje, por bënte ndryshime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Mulleri do të jetë lojtar i Bayernit deri në…