Dardan Cena, i artë Kupën Evropiane për juniorë

13 maj 2023 | 17:31

Dardan Cena ka rrëmbyer medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos për juniorë që po mbahet në Kaunas të Lituanisë.

Cena në kategorinë  – 73 kilogramë arriti katër fitore.

Në raundin e parë ishte i lirë, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari britanikun Thomas Jackson.

Kurse në çerekfinale, Cena mposhti me Ippon vendasin Tadas Calka.

Në gjysmëfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon, britanikun Eryk Neumann. Kurse ne finale, Cena e mposhti me Ippon polakun Adam Kazimierczak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern ka shkatërruar në shtëpi 6-0 Schalke duke u afruar…