Dardan Molliqaj: Kurti, lider autoritar

29 maj 2020 | 09:34

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar për paraqitjen e djeshme të  kryeministrit në detyrë Albin Kurti në ballkonin e ndërtesës së Qevrisë.

“Albin Kurti nuk e bëri paraqitjen ‘simbolike’ prej një lideri autoritar gabimisht apo pa i menduar mirë efektet e saj. Veproi me paramendim. Ai e ka ditur që kjo paraqitje do të krahasohet me paraqitje të diktatorëve e liderëve autoritarë. Dhe pikërisht për këtë arsye, ka zgjedhur që ta bëjë. Sepse ai edhe me vendime e edhe me simbolika, po e promovon vetën si të tillë”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“E kemi thënë edhe më herët: një prej dallimeve në mes pushtetit popullist me mendësi totalitare dhe pushtetit të vjetër, është fakti që i pari i bën të gjitha veprimet e të vjetrit, veçse tash publikisht dhe pa i mohuar. Punëson militantë partie nëpër borde. Publikisht. Duke e arsyetuar. Ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Prapë publikisht dhe pa e fshehur”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka thënë se sot Albin Kurti nuk po e mohon më autoritarizmin.

“Tash ka kaluar në fazën e promovimit të tij. Në të njëjtën mënyre si të gjithë liderët tjerë autoritar. Publikisht”, ka thënë lideri i PSD-së.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin…