‘Dardanët’ mbajnë sot stërvitje para duelit me Andorrën

27 mars 2023 | 11:58

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot (e hënë) do ta zhvillojë seancën stërvitore para ndeshjes së dytë kualifikuese në muajin mars kundër Andorrës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollistët “dardanë” do të zhvillojnë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 17:30. Paraprakisht, gjysmë ore më herët do të mbahet edhe një konferencë për media ku pritet të prononcohet edhe përzgjedhësi Alain Giresse.

“Dardanët” do të përballen me Andorrën të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit I.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra mijëra izraelitë mbushën rrugët e qyteteve anembanë vendit të…