‘Dardanët’ mbajnë stërvitjen e dytë

22 mars 2022 | 17:01

Nën urdhrat e trajnerit të ri Alain Giresse, Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar edhe stërvitjen e dytë para ndeshjes miqësore kundër Burkina Fasos, që zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ajo që vlen të përmendet është se skuadra është e kompletuar nga lojtarët që janë ftuar nga trajneri francez, përveç Emir Sahitit që pësoi lëndim dhe u zëvendësua menjëherë nga Lumbardh Dellova.

Yje si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Valon Berisha e të tjerë u paraqitën të gatshëm dhe në formë të mirë gjatë kësaj seance stërvitore.

Në 20 minuta stërvitje që ishin të hapura për media, lojtarët bënë nxehje dhe vrapim të lehtë.

I pranishëm në stafin e trajnerëve ishte dhe Primoz Gliha, i cili e drejtoi kombëtaren pas shkarkimit të Bernard Challandez. Pas Burkina Fasos, Kosova luan edhe një tjetër ndeshje miqësore, atë kundër Zvicrës në Cyrih.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joe Biden e ka quajtur “disi të lëkundur” qëndrimin e…