‘Dardanët’ më 28 nëntor përballë Danimarkës

26 nëntor 2021 | 16:42

Kosova më 28 nëntor do të përballet me Danimarkën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në “Art Motion” dhe “Kujtesa”.

“Dardanët” hyjnë në këtë sfidë pas humbjes nga Norvegjia me rezultat 86:77. Këto takime zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tria grupet parakualifikuese.

Tifozët e Kosovës, “dardanët”, pas afër dy vjetësh rikthehen në palestër, kurse për shkak të masave anti-Covid lejohen 10 % e tifozëve. Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që u ka munguar shumë për shkak të pandemisë me Covid-19.

Lojtarët do të stërviten dy herë të shtunën, për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës. Kjo është hera e parë që Kosova luan përballë danezëve. Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në rezultat pozitiv, ndërsa angazhimi nuk do të mungojë në parket.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak,…