Daut Haradinaj: Autostrada e Dukagjinit do të bëhet me apo pa Vjosën

21 shkurt 2020 | 19:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë sot në Gjilan se autostrada e Anamoravës do bëhet.

Daut Haradinaj shpreson që Osmani ta thotë të njëjtën gjë edhe për autostradën e Dukagjinit.

“Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet! Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njejtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti insiston se duhet të ndodhë reciprociteti me shtetin…