Daut Haradinaj: Deçani simbol i qëndresës, Dita e Dëshmorëve kujtesë e sakrificës për liri

05 maj 2026 | 11:20

Në Ditën e Dëshmorëve, ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të të rënëve për liri.

Ai gjithashtu ka veçuar rolin dhe sakrificën e komunës së Deçanit gjatë luftës së viteve 1998 – 1999.

Në shkrimin e tij ne profilin zyrtar në ‘Facebook’, Haradinaj theksoi se Deçani shënon me krenari këtë ditë, duke kujtuar dëshmorët dhe martirët e kësaj ane, ku çdo fshat dhe çdo lagje u përgjak në përballje të drejtpërdrejtë me makinerinë ushtarake jugosllave.

“Qyteti dhe çdo cep i Deçanit u bënë pjesë e sakrificës për liri. Për plot 18 muaj, kjo trevë përjetoi luftime të pandërprera, ballë për ballë me një makineri të egër, por që nuk arriti ta thyejë qëndresën tonë”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se ndihet krenar që ishte pjesë e atyre zhvillimeve historike, duke e cilësuar fitoren si rezultat të një vetmohimi të jashtëzakonshëm të popullit të Kosovës.

“Është krenari personale dhe kombëtare të jesh pjesë e një historie që solli lirinë”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka kërkuar që…