Daut Haradinaj: Deputetët e LDK-së janë bërë si dhelpra

06 korrik 2018 | 13:49

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë bërë si dhelpra.

Kjo deklaratë e Haradinajt ka ardhur pasi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ishte kundër që sot të votohen kandidatët për anëtarë të Gjykatës kushtetuese me arsyetimin e një pjesë e deputetëve të kësaj partie nuk kanë qenë në seancë

“Janë bërë këta të LDK-së si dhelpra, mu kallë bishti është kallë e gjithë bota. Shumica e kanë votuar për dhe asgjë nuk ka jashtë rregullores”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka arritur në Phenjan…