Daut Haradinaj, gjeneralit serb: Këtu na keni sa herë që doni

06 gusht 2019 | 16:50

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Milan Mojsiloviqit, se Serbia e ka përkrahjen e ushtarakëve rusë për çështjen e Kosovës.

Haradinaj, është përgjigjur shkurt Mojsiloviqit se “gjeneralët e demokracisë ruso-serbe” do t’i gjejnë këtu sa herë që ata duan.

“Për këta ‘Gjeneralët e demokracisë ruso-serbe’, këtu do të na keni, sa herë të doni”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Daut Haradinaj.

Mojsiloviq pas një udhëtimi në Moskë kishte thënë se Serbia e ka përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë për mënyrën se si të veprojnë lidhur me çështjen e Kosovës.

Ndaj deklaratave të Mojslloviqit ka reaguar edhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.
Ai ka bërë thirrje që këto provokime të ndalen.

/Epoka  e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka arritur të…