Daut Haradinaj i bën pyetje live Rexhep Selimit për Ramushin

20 gusht 2019 | 22:25

Daut Haradinaj i ka bërë pyetje deputetit të VV-së, Rexhep Selimit, në lidhje me atë se çfarë krimi mendon se ka fshehur Ramush Haradinaj kur ka zgjedhur të mbrohet në heshtje në Gjykatën Speciale.

Selimi është shprehur se kurrë nuk e ka thënë se Ramush Haradinaj ka bërë krime.

“Kapja e fjalës për bishti nuk e nderon as atë që e thotë as atë që e dëgjon. Kurrë nuk mendoj se Haradinaj ka bërë krime, e as që nesër mund të ketë fakte kundër tij. Nëse është në dorën tuaj të kapeni për fjalën kapuni atëherë, kurrë s’kam menduar se ai ka pasur të fsheh diçka, kurrë nuk kam menduar se ai duhet të fshehë diçka”, ka thënë Selimi.

Po ashtu Daut Haradinaj e ka pyetur Selimin se a i ka sugjeruar ai Sylejman Selimit që të mbrohet në heshtje në Hagë.

“Sylejman Selimi e ka dëgjuar fjalën e avokatit të tij. E kam vëlla, kërkush nuk mundet me hy në mes meje dhe Sylejman Selimit, e kam dëgjuar fjalën e avokatit të tij dhe e kam respektuar”, është shprehur Selimi./T7

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka përfunduar faza e grupeve për Kosovën U16 në…