Daut Haradinaj: Protesta e pashmangshme, po shkatërrohet rendi kushtetues që u ndërtua me mund e sakrificë
27 prill 2026
| 22:33
Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Kosovës gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se situata aktuale në Kuvend përbën shkelje të rëndë të rendit kushtetues dhe institucioneve të vendit.
“Protesta duhet të jetë e pashmangshme, pasi kjo që po ndodh në Kuvend është shkatërrim i rendit kushtetues që u ndërtua me mund e sakrificë shekullore”, ka shkruar ai.
Reagimi i tij vjen në kohën kur seanca për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë dhe procesi ka shkaktuar përplasje politike mes pozitës dhe opozitës.



