Daut Haradinaj: UÇK-ja do të riaktualizohet me arrestimet e para nga Gjykata Speciale

27 dhjetor 2017 | 19:12

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në javën e kaluar nuk ka qenë punë korridoresh.

Haradinaj ka thënë se në momentin që ndodhin arrestimet nga kjo gjykatë UÇK-ja do të riaktualizohet .

“Instrumenti i UÇK-së do të riaktualizohet në Kosovë në momentin që nisin arrestimet nga Gjykata Speciale. Nuk jam krah lufte, jam qytetar i këtij vendi. Virtyti më i madh i imi është lufta. Jam i hapur dhe gjithmonë gati t’i përkrah bashkëluftëtarët. UÇK nuk ka bërë krime, krime ka bërë Serbia dhe jo Millosheviqi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Specialja nuk është hall i tij personal. “

Gjykata Speciale duhet parë si element që do ta dëmtojë imazhin e Kosovës. Nuk e kam problem, pesë parë s’i jap. Krejt jetën e kam përpara. Kam humbur mbi 300 bashkëluftëtarë dhe nuk e kam hall personal”, ka thënë ai në “Info Magazine”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër (e enjte) në ndërtesën…