David dhe Victoria Beckham parakalojnë në tapetin e kuq në Monako (Foto)

31 gusht 2018 | 15:32

Victoria dhe David Beckham janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq pas gati tre vitesh.

Çifti i famshëm ka marrë pjesë në eventin e UEFA Champions League në Monako të enjten.

Ish-ylli i futbollit ka marrë çmimin “UEFA Presidents Award”.

Stilistja dhe 43-vjeçari ecën në tapetin e kuq pas kaq shumë kohësh së bashku dhe dukeshin mjaft elegantë.

Victoria mbante veshur një fustan të zi mbas trupit që i vinte në pah format e saj trupore ndërsa Davidi mbante një kostum të zi.

44-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj David janë fotografuar për herë të fundit në tapetin e kuq në fund të vitit 2015, në “British Fashion Awards”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka tërhequr vërejtjen të premten se rivizatimi i kufijve…