De Biasi pritet të largohet nga Kombëtarja e Azerbajxhanit

16 nëntor 2021 | 15:28

Trajneri italian, Gianni De Biasi do të largohet nga posti i përzgjedhësit të Kombëtares së Azerbajxhanit.

Kjo është bërë e ditur nga gazetari i njohur, Nicolo Schira që ka shkruar se Federata e Futbollit e Azerbajxhanit ka vendosur të shkëpus kontratën me italianin.

“Federata e Futbollit të Azerbajxhanit ka vendosr të mos i vazhdojë kontratat Gianni De Biasit dhe Benny Carbone si trajner dhe ndihmës të parë të Kombëtares”, ka shkruar gazetari.

De Biasi është emër i njohur për shqiptarët, ngase kishte shkruar histori me Kombëtaren shqiptare duke e kualifikuar në Evropianin e vitit 2016 për herë të parë në histori.

Përzgjedhësi italian me nënshtetësi shqiptare lidhet me  stolin e Kombëtares së Kosovës.

Kosova për momentin ka angazhuar trajnerin, Primoz Glihan në postin e selektorit, ndërsa në muajt në vijim pritet të vendoset se kujt do t’ia besojnë këtë detyrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident në Greqi,…