De Ligti: Bayerni ende ka shumë probleme për të zgjedhur  

16 gusht 2023 | 12:30

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Matthijs de Ligt ka thënë se skuadra kampione e Gjermanisë ende ka shumë probleme për të zgjidhur. Deri të këto komente mbrojtësi holandez erdhi pasi Bayerni e humbi finalen e Superkupës nga Leipzing (0-3).

“Hymë në ndeshjen e parë të rëndësishme të sezonit në mënyrën më të keqe dhe menjëherë bëmë shumë gabime në mbrojtje, por në të njëjtën kohë nuk shfrytëzuam asnjë rast në sulm. Unë mendoj se ndoshta ato që na u dukën pozitive në miqësoret e verës, në fitoret me Monacon dhe Liverpoolin kanë qenë një gënjeshtër. Dhe është normale që asnjëherë rezultateve të miqësoreve nuk duhet t’i besosh. Ndoshta ne mendonim se ishin përpara me përgatitjet dhe jo vetëm atë fizike, por pas Superkupës kuptuam se kemi ende shumë probleme për të zgjidhur dhe duhet të stërvitemi që t’i zgjidhim sa më shpejt, nëse duam që ta nisim mbarë Bundesligën”, ka thënë De Ligt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka dhënë informacione…