De Rossi: Në pjesën e parë luajtëm keq

19 shkurt 2024 | 12:38

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi, e ka cilësuar pjesën e parë të ndeshjes ndaj Frosinones tepër të dobët. Kryeqytetasit fituan sfidën me rezultatin 0-3, por De Rossi ka kritika.

“Ne jemi këtu për rezultatet, por pjesa e parë ishte e keqe. Ne kurrë nuk kemi vuajtur kështu që kur kam marrë drejtimin e skuadrës. Prandaj isha i shqetësuar. Ndryshim taktik, nuk më pëlqeu mënyra se si po luanin sulmuesit dhe ne duhet ta kemi Lukakun të freskët. Nuk është asgjë serioze, ishte shumë e vështirë për të në pjesën e parë, duhet të kisha bërë 11 ndryshime, por kur të gjithë luajnë keq, përgjegjësia është e trajnerit”, u shpreh De Rossi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takime të ndara, në margjinat e Konferencës së Sigurisë…