Dea Gavazaj, kandidatja e PDK-së me numër 39 për asamblenë e Prizrenit

18 shtator 2025 | 12:47

Dea Gavazaj nga Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, është kandidate për asamblenë komunale të kësaj komune. Dea garon në listën zgjedhore të PDK-së, për asamble komunale me numër 39. Ajo në prezantimin si kandidate për asamblistë ka garantuar se do të jetë  zë i rinisë, zë i aktivistëve e i qytetarëve të komunës së Prizrenit. “Unë do të jem aty me ju, me angazhimin tim si një e re përplot entuziazëm, unë do të jem zë i rinisë, zë i aktivistëve e i qytetarëve të komunës së Prizrenit dhe ju premtoj që me përgatitjen time profesionale dhe dijen time do të jem zë i fuqishëm i femrës, i nënave tona në mbrojtjen e vlerave të traditave të shoqërisë sonë prizrenase dhe të drejtave të njeriut.”, ka bërë të ditur numri 39 i listës zgjedhore të PDK-së, në Prizren. Gavazaj ka thënë se ‘Prizreni na pret’ dhe bashkë me kryetarin Shaqir Totaj do të vazhdojmë edhe për 4- vjeçin tjetër.

Gavazaj pas takimit me qytetarët prizrenas dhe banorët e lagjes “Ortakoll’ aty edhe ku jeton, ka kërkuar mbështetjen tyre me votë, duke ju premtuar që synimet e tyre programore do t’i realizojnë për të mirën e tyre brenda institucioneve komunale së bashku me kryetarin Totaj dhe asamblistët tjerë.

Gavazaj ka kërkuar të votohet kryetari Shaqir Totaj, të votohet lista e kandidatëve të PDK-së për asamblenë komunale të Prizrenit dhe numri 39 i listës zgjedhore.

PRIZRENI NA PRET…

Me 12 tetor voto numrin #39 Dea Gavazaj

Shaqir Totaj +4 ✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho ka zbarkuar sot në Lisbonë për të nisur…