Debati për Telekomin, Veseli: S’do të ketë shkarkime nga foltorja e Kuvendit

14 maj 2019 | 13:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur rreth çështjes së Telekomit të Kosovës duke thënë se nuk do të ketë shkarkime nga foltorja e këtij institucioni.

“Janë diku rreth pesë mijë familje të cilat preken drejtpërdrejtë nga Telekomi. Ajo çfarë është kryesore është se të gjithë punonjësit e Telekomit, sot i kanë sytë në Kuvend dhe ata mendojnë se ne do ju bëjmë zgjidhje. E në fakt, ajo që dihet deri tani, nuk ka të bëjë fare me fatin e juaj, të nderuara familje”.

“Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me keqpërdorime, punësime, tender, të gjitha, duhet të shkojnë deri në fund, por nuk do të ketë shkarkim nga foltorja e Kuvendit. Ne kemi krijuar një komision hetimor”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se ka shtet në këtë vend, ka prokuror në këtë vend.

“Unë çuditem me LDK-në që çdo gjë që shkon keq hajde ta fajësojmë pushtetin”.

“Jetojmë në shekullin 21, ka emra dhe mbiemra, ai i cili ka kryer vepër kriminale shkon jep përgjegjësi. Është mirë edhe një herë të gjendet përkrahje për Telekomin jo shpenzime, por projektet. Qoftë nevoja edhe dhjetëra miliona për arsye se Telekomi ua ka dhënë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Shpresoj se menaxhmenti të cilin do të përkrahja, e edhe bordin, edhe Institucionet relevante. Bisedoni seriozisht t’i ikim politizimit, foltorja e Kuvendit nuk është mirë me qenë e arenë e abuzimit”, është shprehur Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka zhvilluar një…