Dedaj po lobon për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

24 maj 2022 | 14:05

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, më 12 maj i është drejtuar me një letër presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, përmes së cilës ka kërkuar mbështetjen për perspektiven evropiane të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dedaj ka bërë me dije se ka marrë konfirmimin se letra është pranuar nga Michel.

“Kam kërkuar nga presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, të marrin në konsideratë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KE, për t’i dhënë Kosovës përgjegjësi shtesë për respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave etnike, racore, të gjinive dhe të barazisë fetare, në favor të paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe stabilitetit në Kosovë dhe në këtë pjesë të Evropës!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Dedajt:

Letër nga Këshilli i Evropës!
Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili mbështet Këshillin e Evropës dhe Këshillin e Bashkimit Evropian, më dërguan një letër për të më vënë në dijeni për marrjen e letrës sime të datës 12 maj 2022, dërguar z. Charles Michel, president i Këshillit të Evropës, përmes së cilës kam falënderuar institucionet e Bashkimit Evropian dhe Këshillin e Evropës, për mbështetjen kruciale për perspektiven evropiane të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Njëherit kam kërkuar nga presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, të marrin në konsideratë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KE, për t’i dhënë Kosovës përgjegjësi shtesë për respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave etnike, racore, të gjinive dhe të barazisë fetare, në favor të paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe stabilitetit në Kosovë dhe në këtë pjesë të Evropës!
Gjergj Dedaj, Ambasador
President nderi i PLK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja dhe moderatorja shqiptare, Bora Zemani, ka zgjedhur që sonte…