Dejan Vukiqeviq, trajner i ri i Feronikelit  

06 gusht 2019 | 13:22

Dejan Vukiqeviq është trajner i ri i skuadrës së Feronikelit. Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra kampione e Kosovës në futboll në faqen zyrtare të klubit.

“KF Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukiqeviq. Ai ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura si Buducnost/Podgorica, Mogren/Budva, Partizan/Beograd, Sevilla/Spanjë, Larnaca/Qipro etj”, thuhet në njoftimin e KF Feronikeli.

“Vukiqeviq ka qenë poashtu trajner i shumë skuadrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadrës Ventspils/Latvia”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit nga Drenasi.

Vukiqeviqi gjatë karrierës së tij si futbollist dhe poashtu si trajner ka fituar tituj të kampionit dhe poashtu trofe të Kupës me ekipe të ndryshme. Ndërsa marrveshja e Vukiëevië me skuadrën e “Niklit” është 1 vjeçare.

Sot në stërvitjen e ekipit në orën 18:00 në stadiumin e KF Feronikeli do të jetë prezent trajneri i ri.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Maguire u ble nga Manchester United për 80 milionë…