Dekani Musa Selimi priti në takim Donjeta Sadikun

26 maj 2022 | 13:58

Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimi e ka pritur bokseren Donjeta Sadiku pas suksesit që e arriti në Kampionatin Botëror ku e fitoi medaljen e bronztë, raporton “Epoka e re”.

Selimi ka thënë se i gjithë stafi në FEFS dhe UP është krenarë me suksesin e arritur nga studentja Donjeta Sadiku.

“Erdhi momenti i shumëpritur, studentja jonë Donjeta Sadiku erdhi me medalje nga Kampionati Botëror në Turqi duke rrëmbyer medaljen e bronztë e duke na bërë krenarë të gjithë stafin akademik të FEFS dhe të UP së! Të lumtë Donjeta, krenarë me ty!”, ka shkruar Selimi në profilin e vet në “Facebook”.

 

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, dr. Rifat Latifi, ka takuar dr. Pashko…